UBT News

Tare kërkon futbollistin e Barcelonës

Lazio është në kërkim të një qendërmbrojtësi. Mediat italiane kanë raportuar të dielën se klubi kryeqytetas është duke e monitoruar situatën e Samuel Umtitit, te Barcelona.

Mbrojtësi francez do të largohet nga klubi spanjoll, pasi nuk bënë pjesë në planet e trajnerit Ronald Koeman.

Umtiti ka kontratë me Barcelonën, deri në vitin 2023. Ai vlerësohet rreth 30 milionë euro nga klubi spanjoll.

Këtë sezon në La Liga, ka luajtur vetëm shtatë ndeshje.

Exit mobile version