UBT News

Tare kapet duke u fjalosur me Lotiton në prezantimin e fanellave të reja të Lazios

Presidenti i Lazios, Claudio Lotito dhe drejtori Igli Tare u fotografuan derisa kishin një diskutim të nxehtë gjatë prezantimit të fanellave të reja të skuadrës për sezonin 2022/23.

“Biancocelestët” shpalosën fanellat e tyre në Piazza del Popolo përpara 100 tifozëve.

Mirëpo, mbrëmja u prish për Lazion pas imazheve që u shfaqën në rrjetet sociale ku Lotito dhe Tare u kapën duke u fjalosur ndërmjet vete edhe pse në ceremoni erdhën ndaras nga njëri-tjetri.

Ndryshe, Tare ka edhe një vit kontratë me klubin romak dhe tash e disa muaj është raportuar se marrdhënja e tij me presidentin nuk është e mirë.

Exit mobile version