Tre persona, përfshirë dy policë, janë qëlluar për vdekje në një konfrontim pranë Ambasadës Franceze në Dar es Salaam, sipas policisë lokale, transmeton UBT News.
Personi i armatosur ka qenë i huaj, dhe besohet të jetë me origjinë nga Somalia.
Nuk u përjashtua mundësia se sulmi mund të lidhet me kryengritjen xhihadiste në Mozambikun fqinj.
Ndërsa ambasada amerikane ka paralajmëruar qytetarët të shmangin zonën./UBTNews