UBT News

Tanimë zyrtare, Xherdan Shaqiri transferohet në Ligën e Amerikës

Skuadra amerikane, Chicago Fire e ka zyrtarizuar sot që klubi ka arritur të sigurojë shërbimet e yllit kosovar me pasaportë zvicerane Xherdan Shaqiri.

Shaqiri do të zë një vend të veçantë në skuadrën e Chicagos, duke u bërë transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit.

Kontrata e Shaqirit me klubin amerikan do të përfundojë në vitin 2024, derisa tani janë në pritje vetëm rregullimi i P-1 Visa dhe Çertifikimi i tij si transferim ndërkombëtarë.

“Jemi tejet të lumtur që të mirëpresim Xherdan Shaqirin te Chicago Fire. Xherdan është një lojtarë vendimtar, i cili do të sjellë gëzim te tifozët tanë dhe në qytetin e Chicagos”, tha drejtori sportiv i klubit, Georg Heitz.

Përgjatë karrierës së tij, Xherdan Shaqiri ka regjistruar 421 paraqitje në të gjitha garat, duke fituar plot 17 trofe gjatë kësaj kohe.

Exit mobile version