UBT News

Tanimë zyrtare, Haaland është lojtari më i ri i Cityt

Kampioni anglez Manchester City përmes një komunikate zyrtare e ka konfirmuar që ka arritur marrëveshje në parim për transferimin e Erling Haaland.

Haaland do të transferohet nga Borussia Dortmundi te Manchester City pas përfundimit të këtij sezoni, respektivisht më datën 1 korrik.

Çdo gjë është kompletuar mes dy klubeve, dhe tani ka mbetur vetëm të finalizohet marrëveshja personale me yllin norvegjez.

Që prej kalimit nga RB Salzburgu te Borussia Dortmundi, Haaland ka arritur të bëjë 88 paraqitje për skuadrën gjermane, duke regjistruar 85 gola dhe 23 asistime mbi emrin e tij.

Exit mobile version