UBT News

Tamil Nadu, idhulli i shekullit të 12-të që u vodh nga një tempull në Indi, u gjet në ShBA pas 50 vjetësh

Një statujë që u vodh në vitin 1971 nga një tempull në shtetin jugor të Indisë, Tamil Nadu, u gjet në New York, konfirmoi policia. Idhulli i shekullit të 12-të i perëndeshës hindu Parvati u gjet në Shtëpinë e Ankandit Bonhams, u tha tutje në njoftimin e policisë.

Bonhams është një shtëpi ankandesh ndërkombëtare në pronësi private, me seli në Londër. Një zyrtar i lartë i policisë tha se Tamil Nadu ka “gati letrat” ​​për të rikthyer idhullin.

Gjatë viteve të fundit, India ka përforcuar përpjekjet për të rikthyer idhujt dhe objektet e tjera që janë vjedhur ose kontrabanduar nga tempujt.

Në muajin shkurt, kryeministri Narendra Modi tha se “më shumë se 200 idhuj të çmuar” janë kthyer me sukses në Indi që nga viti 2014.

Në vitin 2020, Britania e Madhe i ktheu qeverisë indiane tre skulptura bronzi të vjedhura nga tempulli Tamil Nadu më shumë se 40 vjet më parë./UBTNews/

Exit mobile version