Talibanët ua kanë ndaluar grave të vizitojnë parkun kombëtar Band-e-Amir në provincën qendrore të Bamiyanit. Talibanët thonë se gratë nuk e respektuan hixhabin brenda parkut.
Ata u bënë thirrje klerikëve fetarë dhe agjencive të sigurisë që t’ua ndalojnë hyrjen grave deri sa të gjendet një zgjidhje.
Band-e-Amir është një atraksion i rëndësishëm turistik, duke u bërë parku i parë kombëtar i Afganistanit në vitin 2009./UBTNews/