UBT News

Talibanët shpërbëjnë protestën për të drejtat e grave në Kabul

Zyrtarët talibanë e kanë shpërbërë një protestë të dhjetëra grave në Kabul të cilat po kërkonin të drejtat e tyre.

Grupi protestues thanë se talibanët i gjuajtën me gaz lotsjellës dhe sprej, teksa ecnin nëpër një urë në pallatin presidencial.

Në anën tjetër, talebanët thonë se protesta doli jashtë kontrollit, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Përmes kësaj proteste, gratë po kërkonin të drejtën për të punuar dhe për t’u përfshirë në qeveri, ndërkaq talibanët kanë thënë se gratë mund të përfshihen në qeveri, por jo të mbajnë poste ministrore.

Shumë gra kanë frikë nga një rikthim në mënyrën se si trajtoheshin kur talebanët ishin më parë në pushtet, gjatë viteve 1996 dhe 2001.

Gjatë asaj kohe, gratë u detyruan të mbulonin fytyrat dhe dënime të ashpra u shqiptuan për shkelje të vogla.

Exit mobile version