Gratë janë ndaluar të shfaqen në seriale televizive në Afganistan, sipas rregullave të reja të vendosura nga qeveria talibane.
Gazetaret dhe prezantueset femra janë urdhëruar gjithashtu të mbajnë shami në ekran, megjithëse udhëzimet nuk thonë se çfarë lloj mbulimi (shamie) duhet përdorur.
Gazetarët thonë se disa nga rregullat janë të paqarta dhe se lënë hapësirë, për ti keqinterpretuar, shkruan BBC.
Talibanët morën pushtetin në Afganistan në mes të gushtit të këtij viti dhe shumë kanë frikë se talibanët po vendosin gradualisht kufizime të ashpra.
Grupi militant islamik, i cili mori kontrollin pas largimit të forcave të SHBA-së dhe aleatëve saj, thuajse menjëherë udhëzoi vajzat dhe gratë e reja që të qëndronin në shtëpi, larg nga shkolla.
Gjatë sundimit të tyre të mëparshëm në vitet 1990, grave u ndalohej arsimimi dhe vendi i punës.