Talibanët kanë hequr sigurinë nga ish-presidenti afgan, Hamid Karzai dhe Abdullah Abdullah, një zyrtar afgan që drejton Këshillin e Lartë për Pajtimin Kombëtar, transmeton UBT News.
Të hënën, talebanët konfiskuan armët nga ekipi i mbrojtjes së armatosur të Karzai-t dhe i morën automjetet e tij, duke bërë që ish-presidenti të lëvizte tek Abdullahu.
Megjithatë, të mërkurën, talebanët kontrolluan gjithashtu shtëpinë e Abdullahut dhe morën sigurinë dhe automjetet e tij.
Sipas burimit, Karzai dhe Abdullah janë efektivisht nën arrest shtëpie në Kabul pa truprojat e tyre dhe në mëshirën e talebanëve, përcjell UBT News.
Javën e kaluar, një zëdhënës i talebanëve i tha CNN se grupi donte të formonte një qeveri gjithëpërfshirëse. Që atëherë ka zhvilluar bisedime me ish-presidentin Karzai dhe ish-shefin ekzekutiv Abdullah, të cilët qëndruan në Kabul kur talebanët morën kryeqytetin më shumë se një javë më parë.
Abdullah më parë kishte thënë se ishte duke shpresuar që talebanët të formonin një qeveri gjithëpërfshirëse./CNN/UBTNews