Talibanët kanë pranuar se pjesëtarë të tyre kanë vrarë një humorist të famshëm afgan, pasi ai shihej në një video duke u goditur dy herë në fytyrë nga burra të paidentifikuar në një veturë.
Edhe gjatë abuzimit në duart e talibanëve, humoristi Nazar Mohammad në video dëgjohet duke bërë shaka me grupin e armatosur, shkruan Independent, transmeton Gazeta Express.
Zëdhënësi i talibanëve, Zabidullah Mujahid, pranoi se dy burrat që shihen në video ishin talibanë. Javën e kaluar, mediet lokale raportuan se humoristi Mohammad u mor nga talibanët nga shtëpia e tij dhe u qëllua për vdekje.
Fillimisht, grupi militant mohoi se është i përfshirë në vrasjen e humoristit. Megjithatë, pas publikimit të videos ku ai shihet duke u abuzuar, talibanët e pranuan krimin.
Zëdhënësi i talibanëve tha se dy burrat që shihen në video janë arrestuar dhe do të gjykohen në një gjykatë të talibanëve. Ai shtoi se talibanët është dashur ta arrestojnë humoristin dhe ta sjellin në gjykatë, në vend se ta vrisnin.
Sidoqoftë, ai pati akuza për të vrarin, duke thënë se ishte pjesëtar i policisë afgane dhe se ka qenë i përfshirë në torturimin dhe vrasjen e talibanëve.
I njohur për këngët qesharake dhe talljet me veten, Nazar Mohammad më herët kishte shërbyer në policinë e Handaharit.