Mbrojtësi i Romës, Dean Huijsen është gati të jetë pjesë e përfaqësueses së Spanjës. Siç raportohet nga “Calciomercato”, familja e lojtarit ka emigruar drejt gadishullit iberik, qëkur Huijsen ishte 5 vjeç.
Nisur nga kjo, futbollistit i krijohet mundësia të veshë fanellën e “La Roja-s”, e cila mund ta thërrasë 18-vjeçarin për ekipin U-21 në kuadër të ndeshjeve kundër Sllovakisë dhe Belgjikës, të planifikuara me datat 22 dhe 26 mars.
Huijsen është në pronësi të Juventusit, por deri në fund të këtij sezoni do të jetë pjesë e skuadrës së Romës./UBTNews/