Një zyrtar taleban i ka kërkuar afganëve t’i dorëzonin armët dhe municionet e tyre. Talebanët morën kontrollin e pothuaj gjithë vendit dhe kanë hyrë në kryeqytetin Kabul, që të dielën.
Sipas tij, luftëtarët islamikë u urdhëruan nga udhëheqja e tyre që të mos festonin fitoren e tyre.
Ai gjithashtu premtoi se udhëheqësit talebanë do të bënin paraqitje publike, në kundërshtim me atë që kishte ndodhur në 20 vitet e fundit, kur ata jetonin në ilegalitet.
“Ngadalë, gradualisht, bota do të shohë të gjithë udhëheqësit tanë”, tha zyrtari taleban, duke ruajtur anonimitetin e tij.