“Nëse talebanët marrin pushtetin, ata do të shkelin shumicën e të drejtave të fituara në 20 vitet e fundit”, thuhet në raportin e publikuar nga drejtori i Inteligjencës Kombëtare, Avril Haynes.
Agjencitë e inteligjencës amerikane kanë paralajmëruar se nëse organizata terroriste talebane merr pushtetin në Afganistan pas tërheqjes së forcave të SHBA-së dhe NATO-s, në vend mund të fillojë një periudhë në të cilën do të kufizohen të drejtat themelore të grave, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në raportin e publikuar nga drejtori i Inteligjencës Kombëtare, Avril Haynes, agjencitë e inteligjencës deklaruan se “Nuk ka asnjë ndryshim në qëndrimin kufizues të talebanëve ndaj të drejtave të grave. Nëse talebanët marrin pushtetin, ata do të shkelin shumicën e të drejtave të fituara në 20 vitet e fundit”.
Në raport thuhet se gjatë viteve, udhëheqja e organizatës ka këmbëngulur në tezën dhe ka vendosur kufizime të rënda sociale në rajonet nën kontrollin e saj. “Çdo zhvillim në të drejtat e grave të mbizotëruara nga talebanët ka mundësi të varet më shumë nga presioni i jashtëm sesa mbështetja për vendin. Me tërheqjen e forcave të koalicionit do të krijohet një rrezik në këtë zonë”, thuhet në raport.
Duke theksuar se ka 27 milionë përdorues të regjistruar të telefonit në Afganistan, i cili përbën rreth dy të tretat e popullsisë, theksohet se zhvillimi në teknologjinë e komunikimit mund të rrisë ndërgjegjësimin e botës për sjelljen ekstremiste dhe të mobilizojë reagime ndërkombëtare.
Më tej thuhet se kur talebanët të vijnë në pushtet, ka mundësi të përqendrohen në vendosjen e dominimit me rregullat që do të vendosin në ditët e para. “Organizata mund të zbusë relativisht sjelljen e saj me kalimin e kohës, për shkak të dëshirës së saj për legjitimitet dhe nevojës për ndihmë të jashtme”, thotë raporti.
Në vitet 1990, kur talebanët morën kontrollin mbi vendin, ata kishin marrë të drejtat e grave për arsim dhe punë dhe e bënë të detyrueshme veshjen e burkave në vende publike. Organizata nuk kishte ndryshuar qëndrimin në ato vite, pavarësisht reagimeve nga SHBA-ja dhe Evropa.
Talebanët humbën fuqinë pas okupimit të Afganistanit nga forcat e SHBA-së dhe NATO-s në periudhën pas sulmeve të 11 shtatorit dhe gratë ishin në gjendje të rimarrin arsimimin dhe të drejtat e tyre të punës gjatë viteve të luftës.
Presidenti amerikan Joe Biden më 15 prill njoftoi se forcat e SHBA-së dhe NATO-s do të fillojnë të tërhiqen nga Afganistani që nga 1 maji dhe se të gjitha forcat ushtarake do të tërhiqen para 11 shtatorit, përvjetorit të pushtimit.