Kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini, ka takuar kryetarin e bashkisë së Sarandës, Ardian Gurma.
,,Ishte kënaqësi e veqantë ta takoj Kryetarin e Bashkisë së Sarandës, mikun tim Adrian Gurma! Për shumë vite unë me familje i bëjmë pushimet këtu. Dhe gjithnjë, pa asnjë përjashtim, kemi gjetur mikpritje e dashamirësi, det e plazhe fantastike!
Binjakëzimi i Gjakovës dhe Sarandës e ka rritur bashkëpunimin dhe miqësinë me sarandiotët jo vetëm për mua por edhe për shumë bashkqytetarë të mi. Saranda çdo vit po ndryshon për të mirë’, ka shkruar Gjini në Facebook.