UBT News

Takimi Lula-Trump: Shpresë për rregullimin e raporteve pas tensioneve dhe tarifave ekonomike

Presidenti brazilian, Luiz Inácio Lula da Silva, do të vizitojë për herë të parë Donald Trumpin në Shtëpinë e Bardhë, pas një viti të karakterizuar nga tensione të larta mes dy udhëheqësve.

Edhe pse marrëdhënia e tyre ishte e tensionuar, dy liderët patën një takim të shkurtër në samitin e ASEAN-it në tetor, si dhe një bisedë telefonike të cilën të dyja palët e përshkruan si miqësore dhe pozitive.

Në qendër të mosmarrëveshjeve mbeten tarifat amerikane prej 50% mbi disa mallra braziliane, të cilat Trump i rriti si reagim ndaj gjyqit të paraardhësit të Lulës, Jair Bolsonaro. Ky i fundit u shpall fajtor për planifikimin e një grushti shteti ushtarak.

Në të kaluarën, Lula e kishte akuzuar Trumpin për ndërhyrje të huaj dhe sjellje prej “perandori”, mirëpo tani ai po e sheh këtë vizitë si një mundësi për të rikthyer marrëdhëniet miqësore mes “dy demokracive më të mëdha perëndimore”. /BBC/

 

Exit mobile version