Një takim midis ministres së Jashtme gjermane, Annalena Baerbock dhe homologut të saj rus, Sergei Lavrov, gjatë qëndrimit në Indonezi për G20 nuk është për diskutim për shkak të luftës në Ukrainë, tha të hënën një zëdhënës i ministrisë së jashtme gjermane.
Baerbock do të marrë pjesë në mbledhjen e G20 të enjten dhe të premten, tha zëdhënësi i ministrisë. Pritet që të marrë pjesë edhe Lavrov. /UBTNews/