Xhiroja e katërt e Superligës së Kosovës në futboll do të vazhdojë sot me tri takime të rëndësishme.
Drita do të përballet me Besën e Pejës në kuadër të kësaj xhiroje, që e zhvillon takimin e parë në këtë edicion, pas kampanjës që pati në Evropë.
Dueli kryesor i ditës do të jetë ai mes Llapit dhe Ballkanit, që nga ky takim të dyja skuadrat do të tentojnë të marrin pikë, që janë shumë të rëndësishme për pozicionimin e tyre në tabelë.
Përballja mes Trepçës ’89 dhe Prishtinës, gjithashtu do të jetë një ndeshje interesante, ku skuadra nga kryeqyteti do të udhëtoj në Mitrovicë, për të rrëmbyer 3 pikëshin e radhës dhe për t’u ngritur më lartë në tabelë.