UBT News

Takime interesante në javën e 17-të në Superligën e Kosovës

Java e 17-të në Superligën e Kosovës do të prodhojë spektakël në vete, pasi në orar janë disa ndeshje mjaftë interesante.

Sot (e mërkurë) futbolldashësit kosovar do të kenë mundësi të shikojnë tri super takime me gjashtë skuadra që kërkojnë pikë shumë të rëndësishme, në këtë gjiro.

Ndeshja më e rëndësishme sot do të jetë ajo në mes të Gjilanit dhe Prishtinës që luhet në stadiumin e qytetit.

Bardhekaltërit aktualisht janë në vendin e tretë me 25 pikë, derisa vendasit kanë dy më pak në vendin e katërt.

Një tjetër takim interesant do të jetë edhe ajo në mes të Drenicës dhe kampionit në fuqi Dritës.

Lideri aktual kërkon që të triumfojë në Skenderaj, në mënyrë që të mos e lëshojë kreun e tabelës, pasi aktualisht kanë 36 pikë, derisa Drenica është në të tetin me 18 sosh.

Një takim për të mos e humbur është edhe ai në mes të Feronikelit dhe Besës, e që do i kërkojnë pikët maksimale.

Nikli i kërkon tri pikë për t’u renditur sa më lartë në tabelë, pasi është në vendin e pestë me 20 pikë, derisa Besa është në fundit e tabelës me gjashtë sosh.

Të gjitha këto tri takime të javës së 17-të fillojnë në ora 13:00./UBTNews

Exit mobile version