Këtë fundjavë zhvillohet xhiroja e 12-të e Superligës së Kosovës në futboll, që sjellë shumë përballje interesante.
Dy takime janë ato që do të marrin vëmendjen më të madhe të shikuesve, takimi mes Ballkanit dhe Gjilanit dhe përballja tjetër mes Dritës dhe Prishtinës.
Këto ndeshje derbi zhvillohen të dielën, më fillim nga ora 13:30, teksa xhiron e 12-të e hap takimi mes Arbërisë dhe Besës, që zhvillohet nesër, po në orarin e njëjtë, 13:30.
Takim tjetër interesant pritet të jetë edhe përballja mes Llapit dhe Trepçës ’89, ku skuadra nga Podujeva pret të marr pikë nga ky takim pas humbjes që pësoi në fundjavë nga Gjilani.
Drenica dhe Feronikeli do të ndeshen të hënën, në derbin rajonal, me fillim nga ora 13:30, në një përballje që mund të ketë dinamikë të fuqishme, si shkak që të dyja skuadrat vijnë nga rajoni i njëjtë./UBTNews