Tajvani organizoi stërvitjen e tij të parë ushtarake në Aeroportin Ndërkombëtar Taoyuan të mërkurën, duke ndaluar shkurtimisht trafikun tregtar ndërsa ushtarët praktikonin mbrojtjen e objektit kundër një sulmi të simuluar nga Pekini.
Stërvitja është pjesë e stërvitjet vjetore “Han Kuang” (Han Glory) — të cilat këtë vit kanë përfshirë mbrojtjen e aeroporteve civile ndërsa Pekini rrit presionet ushtarake dhe politike në ishull.
Kjo është stërvitja e parë e tillë e mbajtur në aeroportin më të madh të Tajvanit pranë kryeqytetit që kur u hap në 1979./UBTNews/