Tajvani do të testojë ardhjet nga Kina për COVID-19 nga sot në përgjigje të rritjes së rasteve njoftoi qeveria, duke u bashkuar me vendet e tjera në rritjen e kontrolleve ndaj udhëtarëve që vijnë nga Kina.
Qendra kryesore e Komandës Epidemike të Tajvanit tha se të gjithë pasagjerët që mbërrijnë me fluturime direkte nga Kina, si dhe me anije në dy ishuj në det të hapur, do të duhet të bëjnë teste PCR pas mbërritjes.
Masat të cilat do të zgjasin deri në fund të janarit, nuk përfshijnë ata që vijnë nga Hong Kongu apo Macau. Ata që rezultojnë pozitivë do të jenë në gjendje të izolohen në shtëpi.
Shumica e të prekurve do të jenë shtetas tajvanezë që jetojnë dhe punojnë në Kinë dhe bashkëshortët dhe fëmijët e tyre kinezë, pasi Pekini i ndaloi turistët kinezë të vizitojnë ishullin në vitin 2019./UBTNews/