Dhjetra persona në Tajvan kanë ndryshuar emrat e tyre në “Salmon” për të përfituar nga një promocion i një restoranti.
Rrjeti i restoraneve Akindo Sushiro ka premtuar ushqim falas për personat që në emrin e tyre kanë fjalën “gui yu” që do të thotë salmon.
Personat që kishin këtë fjalë në emrin e tyre, duhej vetëm të tregonin kartën e identitetit dhe kështu do të merrnin ushqim falas.
Edhe personat me homonim të fjalës ‘salmon’, mund të shijonin ushqim për gjysmë çmimi.
Ky promocion ka bërë që shumë njerëz të shkojnë në komunë dhe të ndrrojnë emrin e tyre për të inkuadruar fjalën salmon.
Qytetarët që aplikojnë për një ndryshim ligjor të emrit duhet të paguajnë 3 dollarë për një kartë të re identifikimi dhe çertifikatë të regjistrimit të familjes, sipas Departamentit të Çështjeve Civile të Taivanit.
Sidoqoftë, autoritetet paralajmëruan gjithashtu që emrat mund të ndryshohen ligjërisht deri në tre herë në Tajvan.
Këtë fakt e ka kuptuar në mënyrën më të keqe, një burrë i njohur si Hsu.
Pasi kishte ndërruar emrin e tij në salmon për këtë promocion, nëna e tij i kishte treguar që ajo kishte ndryshuar emrin e tij dy herë sa kishte qenë fëmijë, dhe kështu emri salmon do të mbetet emri legal i Hsu-së.