UBT News

Tajlandë: Të paktën 14 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur nga zjarri që përfshiu një klub nate

Të paktën 14 persona kanë humbur jetën dhe 35 të tjerë janë plagosur pas një zjarri që shpërtheu në orët e para të së premtes në një klub nate në Tajlandë, tha policia.

Zjarri shpërtheu rreth orës 1 të mëngjesit në klubin e natës Mountain B. Koloneli i policisë Wuttipong Somjai i tha CNN se zjarri ndodhi gjatë një shfaqjeje me muzikë live dhe lëndimet nga djegia varionin nga “të lehta në të rënda”.

Të gjithë ata që vdiqën ishin shtetas tajlandez, konfirmoi ai. Zyrtarët e shpëtimit thanë se njëri nga të vdekurit ishte një 17-vjeçar, fataliteti më i ri i identifikuar deri më tani./UBTNews/

Exit mobile version