Tahj Mowry kujtoi aktoren e ndjerë, Naya Rivera gati një vit pas vdekjes së saj. 34-vjeçari e përkujtoi yllin e ndjerë të Glee në një intervistë me Glamour botuar të mërkurën, duke e quajtur atë “simpatia e parë”.
Mowry – i cili luajti bashkë me aktoren Rivera në sitcom-in “Smart Guy” dhe u takua me të mes viteve 2000 dhe 2004 – tha se lajmi për vdekjen e saj “ishte i tmerrshëm”.
“Unë kam aq shumë respekt për familjen e saj. Unë mbaj kontakte me ta, kështu që thjesht dua të tregohem i sjellshëm në raport me ta. Ajo ishte padyshim gjithçka e imja”, deklaroi ai.
Në librin e saj të vitit 2016, “Sorry not sorry”, Rivera zbuloi se Mowry ishte i dashuri i saj i parë.
Mowry i tha revistës Glamour se ai ende e ka të vështirë të flasë për aktoren dhe humbjen e saj.
“Një gjë e vështirë për të folur, sepse të mendosh për nënën e saj dhe ish-burrin, fëmijën, motrën dhe vëllain e saj … ajo çfarë kaluan ata është e dhimbshme. Unë pothuajse ndjehem sikur nuk mund të flasë as për ndjenjat e mia, sepse ato nuk krahasohen as me dhimbjen që kaluan e ende po kalojnë”, deklaroi ai.
Rivera vdiq në korrik të vitit 2020, pesë ditë pasi u zhduk gjatë një udhëtimi në një liqen të Kalifornisë me djalin e saj, Josey, 5-vjeçar. Ajo ishte 33 vjeçe./UBTNews
(Drini Ismajli, Shkenca Politike në UBT)