Zëvendëskryeministri i pare i Kosovës, Besnik Tahiri u takua sot me Odën Hoteliere Turistike të Kosovës.
Në këtë takim Tahiri kërkoi nga subjektet hoteliere dhe gastronomët respektim të masave antiCOVID, për të mos shkuar deri te mbyllja. Tahiri në këtë takim u zotua se me miratimin e Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike, do t’i trajtojnë në veçanti subjektet e gastronomisë dhe ato hoteliere.
“Unë i kam dy porosi për të gjitha subjektet hoteliere e gastronomike. Ju lutem respektoni masat dhe mos të ndodh që për disa subjekte të detyrohemi të bëjmë një mbyllje e që do të ketë afekt në gjithë Kosovën. Pasi që grumbullimet që po ndodhin janë në Prishtina dhe Prizren, kështu së paku jam informuar. Po ashtu isha shumë i qartë që me miratimin e Projektligjit për rimëkëmbje ekonomike do ta trajtojmë në veçanti subjektet e gastronomisë dhe ato hoteliere”, ka thënë Tahiri./UBTNews