Superliga e Kosovës në futboll ka arritur në xhiron e 15 të saj, derisa duelet e ballafaqimet interesante nga java në javë nuk po mungojnë.
Gjithsesi, ajo që është tashmë mëse e qartë është fakti që Ballkani nga java në javë po e thëllon diferencën në kreun e tabelës dhe kjo është një tregues që titulli i kampionit mund të përfundojë sërish te skuadra e trajnerit Ilir Daja.
Skuadra nga Suhareka ka 35 pikë në vendin e parë, shtatë më shumë se Llapi që pozicionohet në vendin e dytë me 28 pikë.
Kjo është renditja tabelare në Superligësn e Kosovës:
Ballkani 35
Llapi 28
Drita 25
Malisheva 20
Prishtina 18
Dukagjini 17
Gjilani 14
Feronikeli 12
Fushë Kosova 1
Liria 9