Emra të mëdhenj zbresin sonte në fushë. Rivaliteti pritet të jetë mjaft i madh.
Sfida Ajax-Aston Villa është padyshim ajo që tërheq më shumë vëmendjen. Me Ajax-in i cili nuk ka treguar formë të mirë gjatë këtij edicion, sfida ndaj Aston Villës do të jetë ndeshje shumë e vështirë për holandezët. Skuadra e Unai Emery e kanë si objektiv suksesin në Conference League, teksa synojnë që në këtë takim të marrin një rezultat të favorshëm, i cili ua lehtëson ndeshjen e kthimit në “Villa Park”.
Një gjë e cila vlen të theksohet është se në këtë përballje do të vendosë drejtësi Enea Jorgji. Gjyqtari nga Elbasani për herë të parë do të drejtoj një ndeshje në një fazë të tillë të një kompeticioni të UEFA-s. Ndërkaq, 39-vjeçari do të ketë si ndihmës Denis Rexhën dhe Ridiger Çokajn. Kurse, Eldorjan Hamiti do të jetë arbitër i katërt./UBTNews/