UBT News

Sylvinho publikon listën e të ftuarve për ndeshjet e muajit mars

Selektori i Kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho ka bërë publike listën e të ftuarve për ndeshjet miqësore të muajit mars. 

Kombëtarja shqiptare do të luajë dy takime miqësore ndaj Kilit (22 mars) dhe Suedisë (25 mars). Përgatitjet për këto dy ndeshje do të nisin të hënën më 18 mars, teksa trajneri Sylvinho ka njoftuar sot edhe listën me plot 26 lojtarë të grumbulluar. Sa i përket portës janë të ftuar, Etrit Berisha, Thomas Strakosha dhe Elhan Kastrati.

Mbrojtjen e përbëjnë Berat Gjimshiti, Elseid Hysaj, Ivan Balliu, Enea Mihaj, Federic Veseli, Jon Mersinaj, Mario Mitaj Naser Aliji dhe rikthehet Marash Kumbulla, i cili ka lënë pas dëmtimin.

Mesfusha mbetet e njejtë si në grumbullimin e fundit me Ylber Ramadanin, Kristjan Asllanin, Qazim Laçin, Keidi Baren dhe Nedim Bajramin.

Ndërsa në ofanzivë ka emra të rinj, por edhe rikthime. Trajneri Sylvinho ka vendosur të thërrasë për herë të parë në kombëtare sulmuesin Arbër Hoxha, i cili aktivizohet me Dinamo Zagreb në Kroaci. Po ashtu, rikthehet Rey Manaj, i cili po zhvillon një sezon të shkelqyeshëm me klubin e tij në Turqi. Më pas vijnë Taulant Seferi, Myrto Uzuni, Ernest Muçi, Jasir Asani, Arbnor Muçolli, Sokol Cikalleshi dhe Armando Broja./UBTNews/

Exit mobile version