Kombëtarja Shqiptare po përgatitet intensivisht në Austri për Kampionatin Evropian “Gjermani 2024”. Trajneri Sylvinho dhe stafi teknik po drejtojnë seancat stërvitore, ndërsa ekipi është i plotë dhe gati për ndeshjen miqësore me Azerbajxhanin.
Përgatitjet janë të shkëlqyera dhe të gjithë lojtarët gëzojnë një formë të mirë fizike. Për ndeshjen ndaj Azerbajxhanit, trajneri ka konfirmuar se disa lojtarë të rëndësishëm si Berat Gjimshiti, Amir Abrashi dhe Taulant Seferi do të jenë në fushë, pasi ata u lanë pushim në ndeshjen e mëparshme ndaj Lihtenshtejnit.
Ndeshja miqësore me Azerbajxhanin do të zhvillohet nesër në stadiumin “Haladás Sportkomplexum” në orën 19:00. Sot, trajneri Sylvinho do të mbajë një konferencë për shtyp nga ora 12:00 për të diskutuar për këtë ndeshje, duke shoqëruar edhe sulmuesin Taulant Seferi./UBTNews/