Deri në 780 punonjës, përfshirë pilotët, ekuipazhin e kabinës, ekuipazhin tokësor dhe teknikët, mund të preken nga pushimet nga puna, njoftoi SWISS, transmeton albinfo.ch.
Flota e avionëve të kompanisë me aeroplanë të shkurtër dhe të mesëm do të reduktohet me dhjetë, në 59, dhe aeroplanë të gjatë me pesë, në 26, një reduktim total prej 15% të madhësisë së flotës në krahasim me 2019-ën, sa u përket punëtorëve.
SWISS tashmë kishte raportuar rënie të financave dhe kishte lënë të kuptohet se do të zvogëlojë deri në 1.000 punonjës. Pandemia Covid-19, e cila ndaloi udhëtimet ndërkombëtare në vitin 2020, ka qenë një humbje për kompaninë ajrore.