UBT News

Sveçla: Situata në veri mbetet e tensionuar, por e menaxhueshme

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se situata në veri vazhdon të jetë e tensionuar.

Në konferencën për media pas mbledhjes së qeverisë, Sveçla tha se tensioni në veri ka ardhur si pasojë e pakënaqësisë të strukturave ekstremiste kriminale.

“Situata atje është e tensionuar, jo vetëm për shkak të institucioneve të Qeverisë së Kosovës dhe vendimeve të Qeverisë së Kosovës, por për shkak se ka një pakënaqësi të strukturave ekstremiste kriminale atje. Mos të harrojmë se prej ardhjes në qeverisje ne kemi insistuar në sundim të rendit dhe ligjit atje, kemi luftuar kontrabandën suksesshëm atje. Kjo është njëra ndër arsyet, arsyet tjetër është ajo çka kryeministri përmendi, që propozimet për marrëveshje që nuk janë të pranueshme për Serbinë dhe ajo i shfrytëzon këto grupe ekstremiste për të vënë fokus në çështje të tjera. Targat janë marrë si pretekst, por ky është një vendim i ligjshëm dhe arsyeshëm”, tha ai.

Ndërkohë, tha se në drejtorinë rajonale në veri kanë qenë edhe ish-zyrtarë të MUP-it serb.

Exit mobile version