Ministri i Brendshëm në detyrë, Xhelal Svecla ka marrë pjesë Forumin e përbashkët të BE-së dhe Ministrave të Brendshëm të Ballkanit Perëndimor, i organizuar nga Presidenca Daneze e Këshillit të Evropës dhe Ministria për Siguri e Bosnje dhe Hercegovinës.
Ai ka thënë se aty u diskutua për sfidat e sigurisë që sjell zhvillimi i teknologjisë.
“Dje në Sarajevë u mbajt Forumi i përbashkët i BE-së dhe Ministrave të Brendshëm të Ballkanit Perëndimor, i organizuar nga Presidenca Daneze e Këshillit të Evropës dhe Ministria për Siguri e Bosnje dhe Hercegovinës. Gjatë dy sesioneve të Forumit diskutuam për sfidat e sigurisë që sjell zhvillimi i teknologjisë, veçanërisht në fushën e narkotikëve, ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit, si dhe për çështjet që lidhen me migrimin, azilin, menaxhimin e kufinjve dhe përafrimin e politikave të vizave. Në adresimin tim prezantova angazhimet e Republikës së Kosovës në këto fusha si dhe sfidat e bashkëpunimit veçanërisht në fushën e terrorizmit, duke refuzuar sjelljen e kryesve të këtyre akteve para drejtësisë. Në margjinat e këtij forumi nënshkruam edhe planin e përbashkët në parandalimin dhe luftimin e terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm për Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Sveçla./EO
