Inteligjenca artificiale është një mjet i fuqishëm në luftimin e terrorizmit dhe krijimin e një bote më të sigurt, por nuk duhet injorohet fakti që ky mjet përdoret edhe nga organizatat terroriste për qëllimet dashakeqe. Kështu u tha në debatin e organizuar nga Qendra Amerikane për Luftimin e Ekstremizmit dhe Terrorizmit (AÇET) me temën “Roli i Inteligjencës Artificiale (IA) në Luftën Kundër Terrorizmit dhe Sigurinë Kombëtare”.
Ministër i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla theksoi se Kosova viteve të fundit është përballur me numër të madh të rasteve terroriste, ndërsa shtoi se si ministri kanë zhvilluar strategjitë që parashohin kapacitetet për luftimin e terrorizmit.
Ministri, Sveçla theksoi se inteligjenca artificiale është një mjet i fuqishëm në luftimin e terrorizmit. Por, ai shtoi se nuk duhet të injorohet fakti që ky mjet përdoret edhe nga organizatat terroriste për qëllimet dashakeqe.
“Roli i inteligjencës artificiale në luftimin e terrorizmit bëhet jetik, ne tashmë kemi pranuar se inteligjenca artificiale është një mjet i fuqishëm në luftimin e terrorizmit në shumë dimensione. Fillimisht neve na ofron mundësinë të menaxhojmë të dhëna që janë jashtëzakonisht të mëdha dhe të punojmë në mënyrë më efikase dhe efektive. Inteligjenca artificiale mund të bëjë në mënyrë automatike detyrat e vazhdueshme duke hequr barrën nga zyrtarët tanë dhe sigurisht duke gjurmuar të gjithë terroristët në një mjedis të tillë, dhe të gjitha këto shkathtësi mund të jenë jetike në mbrojtjen e qytetarëve tanë nga sulmet kibernertike…. Ne mendojmë që inteligjenca artificiale mund të ndihmoj hetimet financiare që t’i identifikojmë transaksionet e dyshimta dhe mund të japim indikacione për financimin e terrorizmit… Nuk mund ta injorojmë faktin që organizatat terroriste janë duke e shfrytëzuar inteligjencën artificiale për qëllimet dashakeqe për të krijuar dezinformata dhe për të bërë identitete sintetike për të sulmuar me sulme kibernetike”, tha ai.
Dwaine Lee, zëvendëspresident në Qendrën Amerikane për Luftimin e Ekstremizmit dhe Terrorizmit u shpreh se inteligjenca artificiale mund të ketë ndikim pozitiv në zbulimin e terrorizmit.
Duke theksuar se ky mjet mund të përdoret edhe nga vetë terroristët, Lee deklaroi se duhet parë se si inteligjenca artificiale mund të përdoret për të mbajtur vendin e sigurt.
“Inteligjenca artificiale me të vërtetë mund të ketë ndikim pozitiv në zbulimin dhe prapësimin e terrorizmit, por gjithashtu është edhe e pritshme se edhe terroristët e përdorin po ashtu për radikalizimin dhe shënjestrimin e njerëzve të caktuar. Prandaj, detyra jonë dhe diskutimi i sotshëm është që të kemi një debat të frytshëm një bashkëbisedim të frytshëm në atë se si mund ta përdorim si mjet të ri që më së miri ta mbajnë Kosovën dhe këtë regjion dhe synimi unë ta kemi krejt botën një vend të sigurt për ne”, theksoi ai.
Drejtor i Departamentit për Siguri dhe Siguri Publike në OSBE, Edward Anderson këshilloi se inteligjenca artificiale duhet të përdoret me një ekuilibër. Sipas tij ky mjet duhet të përdoret për të mirë dhe sundim të ligjit.
“Të kemi një zingjir të ruajtjes dhe një zingjir të intervenimit dhe Kosova po bëhet një vend historik se sa herë kur po kthehem këtu po merrni shumë gjëra për sipër në një kohë të shkurtër do të thotë gjithmonë duke përdorur më të mirën e sundimit të ligjit. Duhet ta pranoj se duhet të ketë një përcaktim për ta bërë këtë….Mos e përdorni inteligjencën artificiale për gjithçka, por vetëm kur është e rëndësishme duhet të ketë një ekuilibër të tillë, dhe kur flasim për intervenimet kundër terrorizmit është çështje që nga përvoja ime jam i frustruar duhet të punojmë shumë shpejt me ata kundërshtarët tanë ta kapim hapim dhe besoj që edhe në Kosovë është e njëjta”, deklaroi Anderson.