Ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Xhelal Sveçla bashkë me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha sot kanë nënshkruar strukturën e re organizative të Policisë së Kosovës.
Këtë e bëri të ditur ministri Sveçla përmes një statusi në Facebook, ku ndër të tjera ka thënë se përmes kësaj strukture synojnë që të ngrisin efektivitetin dhe forcojnë radhët e Policisë së Kosovës.
“Bashkë me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës z. Gazmend Hoxha sot kemi nënshkruar strukturën e re organizative të Policisë së Kosovës. Të vetëdijshëm për potencialin që ka Policia e Kosovës, përmes kësaj strukture synojmë që të ngrisim efektivitetin dhe forcojmë radhët e saj. Synimi ynë i përbashkët mbetet ruajtja e rendit dhe sigurisë publike andaj do të angazhohemi maksimalisht që të jemi në nivelin më të lartë detyrës në shërbim të qytetarëve tanë dhe të vendit tonë”, ka shkruar Sveçla.