Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) në mbledhjen e sotme shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së 12-të të Superligës së Kosovës.
Po ashtu, në këtë mbledhje u shqyrtuan edhe procedurat e hapura në xhiron e 10 të Ligës së Parë, në Grupin A dhe në Grupin B, si dhe në ligat e rangjeve të tjera.
Pas shqyrtimit të materialit nga zyrtarët e ndeshjeve si dhe incizimeve televizive, Komisioni Disiplinor vendosi ta dënojë edhe trajnerin e Ballkanit, Ilir Dajën.
Daja u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen kundër Drenicës, pasi që e kapi për krahu gjyqtarin e katërt të ndeshjes dhe e shtrëngoi me forcë.
Si pasojë e kësaj, Daja tani është dënuar me mosushtrim të detyrës për dy ndeshje sipas radhës së organizuar nga FFK.