UBT News

Surpriza e Superligës, Arbëria ndeshet me Feronikelin

Java e katërt e Superligës së Kosovës në futboll fillon sot. Befasia e këtij sezoni, Arbëria ndeshet me Feronikelin, me fillim nga ora 15:00.

Ndeshja zhvillohet në stadiumin “Agon Rama” në Obiliq, për arsye se stadiumi në Lipjan nuk i përmbush kushtet për të zhvilluar ndeshje.

Arbëria është lider i Superligës së Kosovës, ku në 3 ndeshje të zhvilluara ka të arketuara 7 pikë, sa ka edhe Ballkani i Ismet Munishit.

Nga ana tjetër Feronikeli nuk e ka nisur edhe aq mirë sezonin e ri. Ata pozicionohen në vendin e tretë, me 4 pikë të grumbulluara, teksa në ndeshjen e fundit barazoj me Drenicën./UBTNews

Exit mobile version