UBT News

Surpriza e mrekullueshme e Adele për çiftin në CBS

Adele mund të jetë mbretëresha e të folurit të së vërtetës sa i përket thyerjes së zemrave, por ishte roli i saj në bashkimin e dy njerëzve që vodhi shfaqjen gjatë speciales së saj të së dielës në CBS, përcjell UBT News.

Ajo i ndihmoi një burri t’i propozonte të dashurës së tij prej shtatë vitesh. Ata kaluan ditën duke bërë piknik në zonën pranë koncertit të Adele dhe nata do të kulmonte me një propozim.

Plani funksionoi me rezultate të adhurueshme!

Adele Helps Plan A Surprise Proposal For Fans


Teksa gruas ia hoqën kufjet e anulimit të zhurmës, ajo mbeti e shtangur.

“A është e vërtetë kjo,” pyeti ajo. “Kush janë këta njerëz?”

Burri bëri pyetjen, ajo pranoi dhe Adele u zbulua nga perdet përpara se të niste me këngën “Make You Feel My Love”.

Kjo vjen pasi këngëtarja po promovon albumin “30”, të cilin shumë e kanë quajtur “albumi i divorcit” të këngëtares. Por nëse një gjë ishte e qartë gjatë intervistës së saj me Oprah Winfrey, albumi mund të shihet si një album për bashkim, në këtë rast ajo po vjen së bashku me veten e saj më të lumtur!/UBTNews/

Exit mobile version