Leonardo DiCaprio ishte në premierën për filmin e tij të ri, “Don’t Look Up” dhe po aty zbuloi se babai i tij George DiCaprio kishte një pjesmarrje të vogël në një film tjetër të ri, “Licorice Pizza”.
Licorice Pizza i regjisorit Paul Thomas Anderson është një nga filmat më të vlerësuar nga kritikët e vitit e tregon dy adoleshentë të dashuruar në Luginën e San Fernando në 1973.
Aktori 47-vjeçar foli me “Entertainment Tonight” në premierën e qytetit të New York-ut për filmin e tij të ri në Netflix, ku foli edhe për paraqitjen e babait të tij.
“Nuk e kam parë ende, por babai im, George DiCaprio, ka luajtur në një film të Paul Thomas Anderson!” ka thënë DiCaprio.
“Sot ishte një ditë e mirë”, shtoi ai në tapetin e kuq të Don’t Look Up, i cili vjen në kinema më 10 dhjetor përpara se të debutojë në Netflix më 24 dhjetor.
Regjisori Anderson zbuloi më shumë për babain e Leo-s, ai kishte një imazh në mendje për një personazh të caktuar dhe tha se njihte dikë që dukej saktësisht si fotografia që ai kishte në mendje për këtë personazh.
“Dhe si një rrufe më kujtohet se babai i Leos duket tamam kështu”, shtoi Anderson.
Me pak fjalë familja DiCaprio mbetet një familje artistash.