UBT News

Supremja shfuqizoi Udhëzimin Administrativ për arkat fiskale

Ditën e martë, Gjykata Supreme të Kosovës, ka marrë vendim për shfuqizimin Udhëzimin Administrativ Nr. 01/2025 për shfrytëzimin e pajisjeve elektronike fiskale, sistemeve fiskale dhe softuerëve elektronikë fiskalë.

Vendimi i Gjykatës është marrë me arsyetimin se ky udhëzim është miratuar nga një qeveri dhe një ministër në detyrë, të cilëve u mungojnë kompetencat për nxjerrjen e akteve nënligjore.

Ky vendim i Supremes nxiti reagime të shumta, ku për këtë reagoi edhe ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati.

Sipas tij, ky vendim nënkupton ndërprerjen e një procesi të rëndësishëm për modernizimin e sistemit tatimor dhe mbetet në favor të një monopoli me kosto të lartë për bizneset.

Një reagim për këtë u bë edhe nga Qeveria e Kosovës në detyrë, ku kanë shprehur shqetësim dhe kundërshtim të fortë ndaj vendimit të fundit të Gjykatës Supreme të Kosovës, e cila ka shfuqizuar Udhëzimin Administrativ Nr. 01/2025 për shfrytëzimin e pajisjeve elektronike fiskale, sistemeve fiskale dhe softuerëve elektronikë fiskalë./Telegrafi

Exit mobile version