Komuna e Kamenicës, rreth një vit më parë, kishte bërë kërkese për të iniciuar procedurë kundërvajtëse ndaj 23 prindërve me arsyetimin se nuk janë kujdesur për shkollimin e detyrueshëm të fëmijëve të tyre.
Mirëpo, Gjykata Themelore në Gjilan, por edhe ajo e Apelit kishin hedhur poshtë inicimin e procedurës kundërvajtëse të Komunës së Kamenicës, duke e cilësuar si të pabazë.
Por, Gjykata Supreme ka nxjerr një aktvendim sipas të cilit 23 prindër që janë edhe drejtorë shkollash, asamblistë në Kuvendin komunal të Kamenicës e zyrtarë të tjerë publikë, kanë bërë shkelje të Ligjit për arsimin parauniversitar, që është i detyrueshëm.
Neni 15, pika 4 thotë që prindërit konsiderohet se kanë shkelur ligjin në rast se pa ndonjë arsye nuk regjistrojnë fëmijët në shkollë, nëse ata nuk vijojnë shkollimin ose e ndërpresin shkollimin e detyruar dhe nëse mungesa është rezultat i veprimit të paramenduar ose i neglizhencës së prindërve.
Me këtë rast Gjykata Supreme ka miratuar ankesën e Prokurorit të Shtetit, duke kthyer në rigjykim rastin, pasi Gjykata Themelore në Gjilan dhe ajo e Apelit kishin konstatuar se 23 prindërve nuk mund t’u shqiptohej gjobë kundërvajtëse.
Ky është aktvendimi i plotë i Gjykatës Supreme: