Spanja do të synojë sot hakmarrjen për humbjen në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian Euro 2020, ku do të përballet kundër Italisë në gjysmëfinale të UEFA Liga e Kombeve 2020/21.
Kombëtarja e Spanjës u pozicionua në vendin e parë në Grupin 4 të Ligës A për të vazhduar drejt fazës së gjysmëfinales, kurse kampioni në fuqi i Evropës regjistroi gjashtë fitore në gjashtë ndeshje në Grupin 1 të Ligës A.
Të dy këto kombëtare janë përballur 38 herë mes vete, ku të dyja kanë numër të njëjtë të fitoreve, gjithsej 11 sosh, kurse në 16 ndeshje kanë ndarë pikët e barabarta.
Në ndeshjen e sotme, te Italia nuk do të paraqiten Ciro Immobile, Rafael Toloi dhe Matteo Pessina, kurse te Spanja do të jetë pa shërbimet e Pedri, Thiago, Olmo, Morata, Llorente, Traore dhe Jordi Alba.
Formacionet e mundshme të dy kombëtareve i gjeni më poshtë.
Italia (4-3-3): Donnarumma; Di Lorenzo, Bonucci, Chiellini, Emerson; Barella, Jorginho, Verratti; Chiesa, Kean, Insigne
Spanja (4-3-3): Simon; Azpilicueta, Torres, Laporte, Reguilon; Koke, Busquets, Merino; Sarabia, Ferran Torres, Oyarzabal
20:45 Italia – Spanja (Stadiumi Giuseppe Meazza)