UBT News

Supermodelja bëhet nënë

Supermodelja Naomi Campbell solli në jetë një vajzë. Lajmin e ka konfirmuar ajo përmes Instagramit, teksa ndau një fotografi të saj duke ia mbajtur këmbët e foshnjes.

“Kjo krijesë e bukur më zgjodhi mua të jem nëna e saj, shumë e lumtur ta kem këtë shpirt në jetën time”, shkroi ajo krahas imazhit të publikuar në Instagram.

Modelja e kishte mbajtur shumë diskrete shtatzëninë e saj, ndonëse në vitin 2017 gjatë një interviste kishte deklaruar se mezi pret të bëhet nënë./UBTNews

Exit mobile version