Supermodelja me origjinë palestineze Gigi Hadid ka shprehur shqetësimet e saj lidhur me situatën në Afganistan, ndërsa mijëra njerëz ishin në aeroportin e Kabulit duke u përpjekur të largoheshin nga vendi pas pushtimit të talebanëve.
Gigi në Instagram ndau një tweet të poetes dhe aktivistes Amanda Gorman për të shprehur shqetësimin e saj, njofton UBT News.
Amanda kishte postuar në Twitter “Ndërsa Afganistani vuan, Amerika duhet të marrë një vështrim të gjatë se si ne kemi përjetësuar tmerrin dhe si mund të sigurojmë shërim”.
“Ne duhet të mirëpresim refugjatët dhe më në fund të bëhemi vendi që themi se jemi. Sot është dita për të marrë [njerëzit] e lodhur, të varfrit, masat e grumbulluara të etur për të marrë frymë lirshëm”, vazhdoi ajo.
Motra e Gigit, Bella Hadid gjithashtu ndau një klip viral nga aeroporti i Kabulit dhe e quajti atë “shkatërrues”.
“Unë jam duke u lutur për Afganistanin” shtoi ajo./UBTNews