UBT News

Superliga vazhdon sot me ndeshjen Arbëria-Besa

Superliga e Kosovës në futboll, sot do të vazhdojë me ndeshjen Arbëria-Besa, që zhvillohet me fillim nga ora 13:30, në kuadër të xhiros së 12-të.

Skuadra nga Dobraja e Lipjanit e kishte nisur furishëm sezonin e parë në histori të ekipit të saj, mirëpo katër ndeshjet e fundit ajo ka humbur rresht dhe tani pozicionohet në vendin e tetë në tabelë.

Ndërkaq, Besa është zhvendosur në fund të tabelës, pas fitores së bindshme të Llapit dje, 5-0, teksa nuk e ka nisur aspak mirë këtë sezon.

Në këtë takim favorit në letër është Arbëria, duke marr parasysh startin e mirë që kishte, dhe tani pret që t’iu kthehet fitoreve që nga ky takim.

Exit mobile version