Superliga e futbollit do të vazhdojë në këtë mesjavë me ndeshjet e xhiros së 29-të. Pa dyshim, dueli kryesor i kësaj xhiroje do të jetë ai mes Dritës dhe Prishtinës.
Gjilanasit vijnë nga gabimi kundër Malishevës, me ç’rast distanca me Ballkanin u ngushtua në 10 pikë.
Prandaj, “Intelektualët” kanë nevojë për fitore në shtëpi për ta ruajtur këtë diferencë për të qenë të qetë.
Nga ana tjetër, kryeqytetasit e mposhtën në mesjavën e kaluar pikërisht Dritën në Kupën e Kosovës, ndërsa vazhduan më pas me një tjetër performancë spektakolare kundër Suharekës në Superligë, për ta konfirmuar këndelljen me trajnerin e ri, Arsim Thaqi.
Për këtë, dueli i së enjtes mes rivalëve të moçëm pritet të jetë “i zjarrtë”.