Superliga e Kosovës në futboll vazhdon me xhiron e saj të shtatë në mesjavë.
Lideri i tabelës Ballkani do të ballafaqohet me Feronikelin në Suharekë, kurse Malisheva luan si mysafir ndaj Drenicës në ndeshjen kryesore të kësaj jave, përcjellë KosovaPress.
Gjilani që të dielën e fitoi derbin lokal me Dritën do të ballafaqohet me skuadrën e fundit në tabelë, Llapin.
Tri ndeshjet e lartpërmendur zhvillohen të martën, kurse të mërkurën kampioni aktual Prishtina e pret Ulpianën, ndërsa Drita është mysafir i Dukagjinit.
Pas gjashtë ndeshjeve, tabela kryesohet nga Ballkani me 12 pikë, i ndjekur nga Malisheva, Drita dhe Drenica me nga 11 pikë.