Superliga e Shqipërisë rikthehet sot me dy ndeshjet tejet interesante në kuadër të programit të xhiros së 11 të sezonit 2021/22.
Ndeshja hapëse do të zhvillohet nga ora 13:45, ku skuadra e Laçit pret në shtëpi Dinamon. Ndërkaq, ndeshja kryesore e programit të sotëm do të zhvillohet në stadiumin “Niko Dovana”, ku me fillim nga ora 16:45 Vllaznia është mysafire e kampionit aktual Teutës.
Momentalisht, pas 10 ndeshjeve të zhvilluara tabelën e kryeson Tirana me 21 pikë, një më shumë se vendi i dytë Kukësi, kurse Top 4 e mbyllin Vllaznia me 16 pikë dhe Teuta me 13 sosh.
Në anën tjetër, Egnatia me 11 pikë, Skënderbeu me tetë sosh, dhe Kastrioti me vetëm pesë pikë të arkëtuara gjenden në tre pozitat e fundit të tabelës.
Programin e plotë të ndeshjeve të sotme në Superligën e Shqipërisë e gjeni më poshtë.
13:45 Laçi – Dinamo (Stadiumi i Laçit)
16:45 Teuta – Vllaznia (Stadiumi Niko Dovana)