Superliga e Shqipërisë rikthehet sot me dy ndeshje interesante, në kuadër të xhiros së 24-të.
Kukësi pret në shtëpi skuadrën e Apolonia Fierit dhe Bylis është mysafir i Vllaznisë.
Pas 23 xhirosh, tabela kryesohet nga Vllaznia që ka 42 pikë, një më shumë se vendi i dytë dhe i tretë, respektivisht Teuta dhe skuadra e Laçit.
Në zonën e rrezikut gjenden skuadrat si Bylis, që pozicionohet i teti në tabelë, Apolonia e Fierit që gjendet në pozitën e nëntë, dhe në pozitën e fundit gjendet skuadra e Skënderbeut.
Programin e plotë të ndeshjeve në Superligën e Shqipërisë e gjeni të bashkangjitur më poshtë.
13:00 Kukësi (6) – Apolonia Fier (9) (Stadiumi Zeqir Ymeri)
13:00 Vllaznia (1) – Bylis (8) (Stadiumi Loro Boriçi)