UBT News

Superliga e Shqipërisë, ndeshja e vetme mes Dinamos dhe Vllaznisë

Superliga e Shqipërisë rikthehet sot me vetëm një ndeshje, e vlefshme kjo për xhiron e 14 të sezonit 2021/22.

Ndeshja e vetme e programit të sotëm do të zhvillohet në stadiumin “Selman Stërmasi”, ku skuadra e Dinamos pret në shtëpi Vllazninë.

Në xhiron e fundit të kësaj gare, Vllaznia shënoi fitore me rezultat solid 2:0 kundër Skënderbeut, kurse Dinamo pësoi humbje me rezultat minimal 1:0 kundër skuadrës së Partizanit.

Momentalisht, pas 13 ndeshjeve të zhvilluara të dy skuadrat i ndajnë 10 pikë në tabelë, ku skuadra e Dinamos zë vendin e shtatë në tabelë me gjithsej 13 pikë, në krahasim me 23 sosh sa ka arkëtuar Vllaznia në vendin e tretë.

Programin e plotë të sotëm në Superligën e Shqipërisë e gjeni më poshtë.

19:45 Dinamo – Vllaznia (Stadiumi Selman Stërmasi)

Exit mobile version